Vrasja e Santos, Artan Hoxha: Policia nuk ngriti helikopterin (VIDEO)

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka sjellë sot fakte re reja për vrasjen e bankierit Artan Santo. Ai tha se policia ka humbur gjurmët e vrasësve në zonën e mbikalimit afër Kodrave të Liqenit dhe jo në autostradë siç është thënë.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se policët në terren kanë reaguar siç duhet, por sipas tij i vetmi element i çuditshëm është se helikopteri i ministrisë së Brendshme nuk është ngritur për të ndjekur vrasësit.

“Dy minuta pas ngjarjes është kërkuar nga komandanti i trafikut në Tiranë që të ngrihet helikopteri i Ministrisë së Brendshme për të ndjekur vrasësit dhe nuk është ngritur. Unë nuk e di pse nuk është ngritur helikopteri”,- tha Hoxha në emisionin “Opinion”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=95m_w2dwERw” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nTPpkMz7Zp0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP