Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, babai i tre fëmijëve punonte si murator. 34-vjeçari u qëllua me plumb në kokë

Zbardhet edhe emri i shqiptarit të ekzekutuar në lagjen Machelen, në periferi të Brukselit në Belgjikë. Shpëtim Ayvazi, 43 vjeç dhe baba i tre fëmijëve. Autor i krimi është italiani i dyshuar Renato F., 61 vjeç, fqinj i viktimës, kurse motiv i ngjarjes raportohet nga hetimet e deritanishme dhe dinamika e krimit, se është sherri i vazhdueshëm për një vend parkimi të furgonit të viktimës para godinës së banimit.

Teksa ka vrarë Ayvazin, italiani ka qëlluar edhe ndaj kushëririt të këtij të fundit, duke e plagosur rëndë 19-vjeçarin dhe jo vetëm. Ai lëshoi plumba edhe ndaj gruas së viktimës dhe djalit të saj 15-vjeçar, por fatmirësisht shpëtuan. ”Ai më pas i drejtoi armën gruas dhe djalit të Shpëtimit, sikur të ishin ata të radhës”, tha një anëtar i familjes për gazetën “Het Laatste Nieuws”.

Fqinjët rrëfyen se mes dy burrave kishte përplasje verbale të vazhdueshme dhe ngacmime prej kohësh, teksa autoritetet nuk kishin mundur ta zgjidhnin sherrin. Autori që do dali sot në Gjykatë për masë, jetonte i vetëm dhe ishte i divorcuar.Ai përgjithësisht cilësohej njeri i qetë, por herë pas here edhe “tepër gjaknxehtë”.

SHKARKO APP