Vrasja e shqiptarit në Ekuador, shtohet numri i forcave policore në Guayaquil
Numri i lartë i kriminalitetit në Ekuador, e sidomos në Guayaquil, bëri që autoritetet vendore të marrin masa. Presidenti Guillermo Lasso, urdhëroi që të shtohet numri i forcave të ushtrisë dhe të policisë në Guayaquil.
Më 22 janar në një atentat mafioz u ekzekutua shqiptari Ergys Dashi 34 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant, kur atentatori hyri brenda duke mbajtur në duar një buqetë me lule dhe u nis drejt tavolinës së shqiptarit.
Ai qëlloi direkt me armë Ergys Dashin, duke e lënë të vdekur në vend. 34-vjeçari shqiptar kishte marrë plagë plumbi në kokë. Tre ditë para ekzekutimit të shqiptarit, po në atë zonë u vra edhe një turist holandez.