FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e të riut nga policia, Salianji: Ngjarja në ditën e Rinisë, kambanë alarmi! Hetimi duhet të jetë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook, për ngjarjen e rëndë e regjistruar sot në Tiranë, ku një 25 vjecar u qëllua për vdekje me armë zjarri nga policia.

Ndërsa publikon nenin për përdorimin e armës nga efektivët, Salianji shkruan se hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

Postimi i plotë:
Vrasja e një qytetari për shkak të mosndalimit, duke mos kryer asnjë krim, është një akt i shëmtuar i kryer nën frymën e represionit të madh që kjo qeveri ka ndermarrë ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhuna dhe represioni ndaj qytetarëve dhe përulja ndaj bandave kryesore dhe krimit të organizuar tregon që vendi po shkon në drejtim të gabuar. Vrasja e një të riu në ditën e Rinisë është një kambanë alarmi!
Hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë gjithësecili mund ta lexojë qartë dhe të japë mendimin e vet.

Vrasja e një qytetari për shkak të mosndalimit, duke mos kryer asnjë krim, është një akt i shëmtuar i kryer nën frymën e…

Pubblicato da Ervin Salianji su Martedì 8 dicembre 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?