Vrasja e të riut, Sulaj: Opozita po shikon zbardhjen e ngjarjes, reagimi i saj do të jetë proporcional

Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj u paraqit me një parullë në studion e “News24”, teksa ka komentuar në rubrikën “Opinion” ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së martës ku 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga policia.

“Kë të marrim në telefon nëse policia vret”, ishte pyetja e tij retorike.

Sulaj tha se kjo ngjarje është pasojë e presionit të madh mbi policinë e Shtetit. Sipas tij, nuk duhet të ketë ndërhyrje por të zbardhet e vërteta deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga ana profesionale do i jepja më shumë kohë zbardhjes. Nga ana tjetër në ditën e rinisë kemi vrasjen e një djali në kulmin e rinisë së tij. Nuk kam asgjë me punonjësit e policisë së shtetit por presioni politik çdo ditë ndaj tyre e ka bërë të pamundur të punohet me profesionalizëm. Policia e Shtetit është kthyer në bankë që duhet të kapë ca limite mujore. Policia e Shtetit është vënë në një presion të madh politik. Papërgjegjshmëria dhe drejtimi i Policisë së Shtetit si kazermë ushtarake dhe drejtuar nga ministri i brendshëm që nuk ka profesionalizmin e duhur. Në rastin konkret po t’i drejtojmë një pyetje qytetarëve shqiptarë kë do merrnin në telefon nëse policia vret? Unë mendoj se policia nuk ka pasur profesionalizmin e duhur për të gjykuar dhe reaguar në shumë çështje të ndryshme. Është një humbje e madhe por mendoj që duhet të zbardhet ngjarja. Nuk duhet të ketë ndikim dhe presion dhe të zbardhet e vërteta deri në fund. Të mos ketë ndërhyrje të segmenteve të ndryshëm për të larë atë që ka ndodhur”, tha Sulaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, opozita po shikon zbardhjen e ngjarjes dhe reagimi i saj do të jetë proporcional.

“Vetëkontrolli nga të gjithë. Ajo që po mundohemi të bëjmë duke parë zbardhjen e ngjarjes hap pas hapi, por mendoj se reagimi më i madh është reagimi qytetar. Të drejtat e qytetarëve preken nga një shtet që nuk pyet dhe është arrogant. Ministri i Brendshëm nuk është në gjendje të drejtojë një ministri aq më pak para zgjedhjeve”, tha ai.

Sulaj foli dhe për politikën dhe zgjedhjet e prillit se si do të vijë opozita në këto zgjedhje.

“Opozita e ka të qartë mënyrën apo sistemin me të cilat do të ecim në vazhdimësi. Opozita e ka të qartë sepse ne jemi kundër një të keqeje të madhe që është Edi Rama. Objektivi kryesor largimi i Edi Ramës. Partitë e djathta duhet të qartësojnë programin politik me të cilin do të dalin para shqiptarëve. Kemi të gjitha mundësitë dhe gjithë kohën për të parë me çfarë do përfaqësohemi. Opozita e ka të qartë taktikën me të cilën do të dalë dhe të qartë qëllimin që na bën bashkë. T’i japim shqiptarëve një qeveri që i përfaqëson, një kryeministër që i përfaqëson, një mundësi për anëtarësimin në BE. Shqiptarët do vendosin për dy momente, për një qeveri që i mbylli derën BE dhe një qeveri që mund t’i anëtarësojë në BE”, tha ai.

Sa i përket fushatës së PR, Sulaj deklaroi se kjo forcë ka një marrëdhënie të drejtë me qytetarët.

“Ne besoj që kemi më shumë se 4 muaj. Përveç premtimeve elektorale është marrëdhënia që ke me njerëzit. PR ka pasur një marrëdhënie të drejtë me qytetarët”, u shpreh nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?