Vrasja e Toskës, motra e të ndaluarit: Ka 3 vite në burg, por në dosjen e Prokurorisë s’ka motiv për krimin
Fatmir Hoxhaj është prej 3 vitesh i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier. Ai u kthye nga Itali ku jeton prej 30 vitesh, pasi u njoftua se banesa e tij në lagjen “Sheq i Madh” në Fier ishte kontrolluar nga policia. Motra e të dyshuarit, në një intervistë që ka dhënë për emisionin Uniko, thotë se vëllai i saj është i pafajshëm.
Ajo shprehet se vëllain ia akuzojnë për vrasje me paramendim, ndërsa në dosjen e Prokurorisë nuk evidentohet asnjë motiv për krimin. Po ashtu ajo pyet si mund të mbahet një person i pafajshëm për gati 3 vjet në burg.
“I japin një akuzë më vrasje me paramendim pa motiv. Ne në të gjithë dosjen deri sot nuk kemi parë asnjë rresht ku thotë u bë për këtë gjë. Nuk ka asnjë provë. Prokuroria pretendon, se e vërteta ashtu është nuk ka asnjë provë se s’është ai nuk ka lidhje me këtë çështje, nuk ka lidhje me familjen, nuk ka motiv. Pse? Nuk ka asnjë gjë, nuk e di si mund ta lidhin dhe kemi 3 vjet që po luftojmë për këtë gjë. Si mund të mbajnë një person për gati 3 vjet. Mbajnë një njeri të pafajshëm”, thotë njëra nga motrat e të ndaluarit.
KOHA JONË SONDAZH

