Vrasja e trefishtë në Gjilan nga Mefail Shkodra. Jeta luksoze në “Instagram”, akuzat për fajde dhe krim të rëndë

Emri i Mefail Shkodrës është rikthyer në qendër të vëmendjes pas akuzave për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit: vrasjen e trefishtë të ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan.

I njohur për jetën e tij luksoze dhe praninë e shpeshtë në rrjetet sociale, Shkodra nuk hezitonte të publikonte foto me makina luksoze si Range Rover dhe BMW X5, si dhe imazhe krah politikanëve të lartë të Kosovës – mes tyre presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimet e tij shpesh shoqëroheshin me citime sfiduese si “nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde” apo “njerëzit e fortë rrallë kanë një të kaluar të lehtë”, duke krijuar profilin e një personi krenar për “sukseset” e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kaluara e errët

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qershor të vitit 2024, Shkodra u arrestua bashkë me të birin nën dyshimet për veprimtari fajdesh, kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve. Sipas Policisë së Kosovës, ai kishte ushtruar presion ndaj një biznesmeni me qëllim marrjen e interesit të lartë nga huadhënia e paligjshme, duke i shkaktuar dëm financiar mbi 600 mijë euro.

Në momentin e arrestimit – pamjet e të cilit u publikuan nga policia – në banesën e tij u sekuestruan mijëra euro dhe armë zjarri. Pas katër muajsh në paraburgim, ai u lirua në tetor të po atij viti.

Ngjarja e rëndë në Gjilan

Sipas hetimeve paraprake, Shkodra akuzohet se mesditën e sotme pas një konflikti që dyshohet se lidhet me paratë e fajdes, hapi zjarr ndaj tre personave: një burri, të birit dhe dhëndrit të tij, duke i lënë të vdekur në vend. Një tjetër person mbeti i plagosur.

Në kërkim janë shpallur edhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, të moshave 22 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë krim.

Policia e Kosovës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik në vend dhe ka hapur debate të reja mbi fenomenin e fajdes dhe lidhjet e personave me të kaluar kriminale në sferat e shoqërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?