Vrasja e Tropojës, Artan Hoxha: U qëllua 13 herë me pistoletë

Gazetari investigativ Artan Hoxha, zbuloi të tjera fakte dhe të dhëna për vrasjen e biznesmenit Guxim Gjyriçi në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar. “Ekzekutori ka qenë vrasës profesionisht dhe ka qëlluar me pistoletë glock”,tha në “Abc News”. Kjo ngjarje është lënë në hije dhe është nënvlerësuar nga institucionet ligjzbatuese”, u shpreh gazetari. “Viktima qëndroi rreth 40 minuta i shtrirë në tokë pasi ishte qëlluar me 13 plumba”. Hoxha shton se Guxim Gjyriçi nuk kishte probleme të vetat dhe nuk ruhej por është vëllai i Agron Gjyriçit, shokut të ngushtë të Fatmir Haklajt. Sipas gazetarit edhe vrasja e tij mund të ketë ardhur si një shpagim për mungesë të Agronit, i cili ndodhet në Amerikë.

SHKARKO APP