Vrasja e turistit Rus; Gjykata jep 20 ditë burg për Kuçin

I akuzuar për vrasjen e turistit Rus, Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë arrest me burg 20 ditë për Fatmir Kuçin, për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të turistit rus në plazhin e Himarës.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt në spitalin e Vlorës ku Fatmir Kuçi është shtruar prej mbrëmjes së djeshme për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Prokuroria e Vlorës kërkoi 30 ditë paraburgim për biznesmenin Fatmir Kuçi, duke argumentuar: “Duke qene se jemi ne pritje te akteve te ekspertimit mjeko-ligjor, aktet e ekspertimit biologjik, kqyrjen dhe marrjen e te dhenave nga paisja GPS mbi levizjen e mjetit lundrues, kqyrjet e imtesishme te mjeteve lundruese dhe kqyrjen e vet viktimes si dhe pyetja e deshmitarve te tjere mbi ngjarjen kerkojme nje masë sigurimi me afat  si masë sigurimi personal ajo e “Arrestit në burg me afat 30 dite”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmir Kuçi nuk pranon të ketë kryer veprën penale por thotë se e ka gjetur në ujë dhe i ka dhënë ndihmën e shpejtë duke e ndihmuar ta transportonte në breg e më pas në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?