Vrasja e Ulqinakut, autori 18-vjeçar është nipi i ”Mandelës së Elbasanit”

Vrasja e Madrid Ulqinakut mbërmë në Elbasan, është kryer nga 18-vjeçari Horgito Peqini, ndërsa pjesëmarrës në konflikt kanë qenë Ejdin Dino (i arrestuar) dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, i cili është shpallur në kërkim nga policia së bashku me autorin e ngjarjes.

Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.

”Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H.P, 18 vjeç, E.D, 18 vjeç dhe K.S, 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M.U. Më pas, shtetasi H.P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje”,-informon Policia e Shtetit.

SHKARKO APP