Vrasja e Zakës jehonë në mediat greke: Ngjan si një thriller

Mediat greke e cilësojnë si një thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka që u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e 12 gushtit në ishullin e Salaminës pranë Athinës.

Një ditë pas ngjarjes, mediat lokale publikuan fotografinë e personit me iniciale F.P, nga Lezha, që gjeti të pa jetë 51-vjeçarin, duke theksuar se vrasja ka ende shumë pyetje pa përgjigje.

“Revista e Athinës” shkruan se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi.

Ai është qëlluar me armë në kokë në banesën e tij nga një person që u largua menjëherë nga vendi i krimit.

 

SHKARKO APP