Vrasja mafioze e Billës, edhe tre persona në kërkim

Pas arrestimit të dy personave të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës, policia ka shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë. Bëhet fjalë për shoferin e makinës, i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendi i krimit dhe dy persona të tjerë që dyshohen si informatorë.

Krahas kërkimeve për gjetjen e tyre, policia po kryen verifikime dhe për disa persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Viktor Markun të largohet ilegalisht drejt vendit fqinj, dhe për tu fshehur më pas. Krahas këtyre hetimeve gjithashtu po shoqërohen dhe persona në Shkodër të cilët kanë ndjekur Billën pas kthimit nga Belgjika, 5 ditë para vrasjes.

Viktor Marku pas dorëzimit nga pala malazeze policisë shqiptare, ai është sjellë në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës, ku po mbahet i izoluar në qelitë e paraburgimit. 34-vjeçari është marrë disa herë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por nuk ka pranuar të japë sqarime. Ai është shprehur se do të flasë në prani të avokatit të tij, por në një tjetër moment.

SHKARKO APP