Vrasja makabre në 2014 – Torturuan dhe vranë kamarierin, burg për jetë dy pronarëve të lokalit
Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës dënoi sot me burgim të përjetshëm dy pronarët e një lokali në Dhërmi, të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen dhe torturimin e kamarierit Denis Vyshka, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2014.
Gjykata dëbnoi me burgim të përjetshëm Altin Ymerin dhe Ersi Ziflajn, si edhe me 35 vjet burg Miklovan Zymerin, kuzhinierin e lokalit që i ndihmoi dy pronarët të kryenin masakrimin e të riut.
Vendimi u dha sot nga gjyqtari Laurent Fuçia. Pronarët e lokalit në Dhërmi e torturuan kamerierin duke i fikur cigaret e ndezura në trup pasi e akuzuan atë se kishte vjedhur 500 mijë lekë të vjetra nga xhiroja e lokalit.
Vyshkaj ishte i punësuar nga Ervis Zylfaj dhe Altin Imeraj si kamarier në lokalin “Shija e Detit.”
Nga hetimet e kryera, sipas policisë, ka rezultuar se ata kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës me pretendimin se u kishte përvetësuar një shumë parash prej 500 000 lekësh të reja, që i përkisnin autorëve.
Mbasi kanë ushtruar dhune deri në vdekje të viktimës në ambientet e lokalit, Miklovan Zymeraj, e ka transportuar trupin e Vyshkajt me një automjet “Ford Fokus” me portobagazh deri në 300 m larg lokalit dhe e ka hedhur./Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

