Vrasja në Bathore, përplasje mes dy palëve! Policia merr në mbrojtje familjen e autorit

Uniformat blu kanë marrë në mbrojtje familjen e Agron Tanushit i cili ekzekutoi me dy plumba pushke në sy të fëmijës kunatën e tij Jetmira Hasani.

Kjo për shkak se nga përplasjet e një ditëve më parë, ekziston frika se familjarët e viktimës mund të tentojnë hakmarrjen. Autori i ngjarjes së rëndë vijon të jetë në kërkim.

Vëllai i këtij të fundit, i divorcuar prej katër vitesh me viktimën është emigrant në Greqi, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pronësisë së banesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kunata e autorit jetonte në një banesë me autorin pavarësisht se ishte divorcuar me vëllanë e tij, ndërsa ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur edhe më parë konflikt me Agron Tanushin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?