Vrasja në Belgjikë, 24 baballarët dëshmitarë në procesin ndaj Mark Frrokut

 

Të gjithë burrat që pranuan borxhin e gjakut në mbledhjen e baballarëve në fshatin Kcir në Pukë, do të dëshmojnë për llogari të hetimeve ndaj Mark Frrokut.

Në relacionin dërguar kuvendit , bazuar në dëshmitë e marra nga prokuroria belge, Prokuroria e përgjithshme u shpreh se pas vrasjes së Aleksander Kurtit ,në 5 mars 1999, në një fshat të Pukës është zhvilluar mbledhja e Baballarëve që sipas traditës së gjakmarrjes , vrasësi duhet të sqarojë rrethanat dhe motivet e vrasjes.

Zyrtarisht mësohet se 24 burra do të thirren për të dëshmuar në lidhje me atë takim zakonor.

Në mbledhjen e baballarëve të zhvilluar në një fshat të Dukagjinit dhe kanë qenë prezent: Babai i viktimës , vëllai i viktimës Gjergji Kurti , Preng Frroku, babai i Mark Frrokut, Bive Djafa babai i Lek bib Jafa si dhe Fran Ded Joka. Babai i të akuzuarit si autor i katërt , Nikoll Vukol rezulton se nuk është paraqitur në mbledhje pasi, djali i tij Alex Vuka nuk e vlerëson veten përgjegjës për vdekjen e viktimës duke pretenduar se viktima kishte vdekur para se ai të ndërhynte.

Me gjithë mungesën e babait të Aleks Vukës , borxhi i gjakut ishte vënë dhe seicila nga katër familjet duhet që të paguanin një jetë që mes tyre të vendosej sërisht “paqja”

Sipas këtij zakoni një dënim i rëndë në Belgjikë është i barabartë me një jetë. Mbeldhja konfirmoi se arsyeja e vrasjes se Aleksander Kurtit ka qenë larja e hesapeve në lidhje me një rrjet prostitucioni. Me akuzën e vrasjes së një shtetasi shqiptare, Mark Frroku, tashmë I arrestuar, pritet të përballet edhe me 3 akuza të tjera, kanosje të dëshmitarëve, drejtim të rrjeteve të prostitucionit si dhe fshehje të deklarimit të pasurive.

SHKARKO APP