Vrasja në Bllok, ”burg pa afat” për Ervis Martinajn
Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për Ervin Martinajn nga 30 ditë burg në ”burg pa afat”. Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj, rrëzoi vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Artan Gjermeni duke e lënë në burg pa afat Martinajn.
Prokuroria e akuzon Martinajn si të përfshirë në konfliktin me armë brenda lokalit Monopol, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, prokuroria ka siguruar pamje filmike dhe përgjime telefonike që e përfshijnë drejtpërdrejt Martinajn në këtë ngjarje.
Pak ditë më parë, Gjykata Penale e Tiranës dhe një masë të dytë me 30 ditë burg për Martinajn, ndërsa gjyqtari Gjermeni vendosi në dyshim provat për mesazhet telefonike, pasi sipas tij kishte mospërputhje të numrit të telefonit. Treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë nga 30 ditë burg që dha gjyqtari Artan Gjermeni në burg pa afat.
KOHA JONË SONDAZH

