Vrasja në ish-Bllok, asnjë në burg – Ervis Martinaj lirohet me garanci pasurore

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë  ditën e djeshme Ervis Martinajn kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra, ndërsa ai po mbahej në burg për vrasjen e ndodhur në ish-bllok me 4 tetor të vitit të kaluar.

Prokurorët e çështjes e kanë kundërshtuar këtë vendim.

Lajmi konfirmohet për “Balkanweb” nga burime të Prokurorisë dhe për këtë pritet  që të ekzekutohet vendimin i dhënë në Gjykata. Për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori nën hetim 8 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eervis Martinaj ishte  i vetmi person që qëndronte në burg për vrasjen e ndodhur me katër tetor të 2018, ngjarje kjo e ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të Redi Poposkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?