Vrasja në ish-Bllok, jepet masa e sigurisë për Vis Martianajn

Gjykata e Krimeve të Rënda pas shqyrtimit të djeshëm për 6 orë të dosjes së Ervis Martinaj, vendosi sot rreth orës 11:30 që i plagosurit në masakrën e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok të mbetet në burg.

Edhe pas kërkesës së Prokurorisë dhe paraqitjes së provave të reja për ngjarjen ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, truproja i Martinajt, gjykata  ka vendosur të lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie për biznesmenin e lojërave të fatit.

Për Martinaj përfundonte sot afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg, ndërsa me vendimin e ri qëndrimi në burg i tij është shtyrë po me 30 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më shumë se 6 orë, gjykata mori dje në dorëzim dosjen e Martinaj dhe për shkak të volumit të dosjes dhe fakteve të reja që solli prokuroria, gjyqtari Artan Gjermeni kërkoi të marrë më shumë kohë për t’u shprehur me vendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?