Vrasja në ish-Bllok, një tjetër person shpallet në kërkim
Gati një muaj nga ngjarja në ish-Bllok, një tjetër emër ka dalë në skenë. Ajaks Boshnjaku, i shpallur në kërkim, rezulton se ka qenë i pranishëm në lokal në momentin e përplasjes me armë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën rëndë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Sipas hetimeve, Boshnjaku ka qenë në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn dhe Elio (Esmerald) Haton.
Prokuroria ka nisur hetimin në dy pista; ajo e lindjes së konfliktit pasi Gaxha kishte ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata por nuk është përjashtuar as pista e konflikteve për trafiqe të paligjshme.
Për ngjarjen është kërkuar dhe marrja në pyetje e këngëtares Gjata, e cila prej datës 4 tetor është larguar nga vendi. Autor i vrasjes dyshohet se është ish-komandoja Mevjol Bilo si dhe Ervin Mata e Fabjol Alushi.
KOHA JONË SONDAZH

