Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria tjetër masë për Martinajn

Tre ditë para skadimit të afatit arrest me burg 30 ditorë për biznesmenin Ervis Martinaj të përfshirë në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në ish Bllok, prokuroria e Tiranës kërkon një tjetër masë sigurimi për të. Prokurorët Artan Lulo, Kreshnik Ajazi dhe Anisa Qilimi të cilët i kërkojnë Gjykatës të lërë në qeli Martinajn me një masë të re ”arrest me burg pa afat”.

Prokuroria deklaron se Ervis Martinaj përdor prej disa kohësh edhe një dokument të Kosovës me emrin Admir Koca letërnjoftim të lëshuar me të dhënat: datëlindja 10.01.1980, lindur në Leposaviq dhe adresë banimi në Plemeti, Komuna e Obiliqit në Kosovë.

Në dosjen e Prokurorisë për vrasjen në ish-Bllok më 4 tetor janë siguruar edhe bisedat telefonike mes Ervis Martinajt dhe shokëve të tij të përfshirë në përplasjen me armë. Pasi i dërgon mesazh Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës që e pret tek “Monopol”, Ervis Martinaj komunikon në Whats up me pjesën tjetër të grupi,  ku i kërkon që të vijnë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?