Vrasja në ish-Bllok, prova nga telefoni i Martinajt: Ejani te lokali me…
Të tjera prova janë zbardhur mbi ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljon Hato në lokalin ”Monopol”. Nga Izraeli ka mbërritur përgjigja e ekspertizës së celularit të Ervis Martinajt, duke siguruar prej tij prova që rëndojnë edhe më shumë pozitën e këtij të fundit, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë ”arrest me burg”.
Këto prova hedhin poshtë versionin e Martinajt, i cili deri tani ka deklaruar se ndodhej në lokal rastësisht. Sipas ekspertëve izraelitë, Ervis Martinaj e kishte organizuar më herë këtë takim në lokalin në ish-Bllok, sipas bisedave nga aplikacioni në ”Whats up” me miqtë e tij.
Mësohet se Martianj u kishte kërkuar para ngjarjes miqve të tij të vinin në lokalin me rroba të shtrenjta, e të pajisur me armë zjarri. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, ekspertët izraelitë kanë siguruar nga zbërthimi i celularit të Martinajt edhe fakte të reja si i implikuar për ngjarje të tjera të ndodhura më parë, por hetuesit kanë qenë të rezervuar për të dhënë detaje.
Në këtë ngjarje u përfshi edhe biznesmeni dhe i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata dhe komando Maviol Bilo, të dy aktualisht të shpallur në kërkim, si autorë të të shtënave me armë.
Burimi: /Ballkan Web/
KOHA JONË SONDAZH

