Vrasja në ish-Bllok, zbardhet dëshmia e prindëve të Elvana Gjatës

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e vrasjes në zonën e ish-Bllokut. Zbardhet dëshmia e prindërve të këngëtares Elvana Gjata por edhe të babait të fejuarit të saj, i cili është në kërkim.

Në dosje theksohet se: ”I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Luan Mata, i cili është i ati i shtetasit Ervin Mata, i cili ndër të tjera deklaron se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur dhe nuk e di se ku mund të jetë djali i tij Ervin-i’.

Ndërsa Fatmir Gjata, i cili është i ati i Elvana Gjatës, ka deklaruar se: ”Elvanën kam rreth 2 javë që e kam takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e ka nip, me Ervin Matën ka rreth 1 vit që bashkëjeton”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donika Gjata, nëna e këngëtares ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ”kam njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën, Mevjol Bilon e kam nip”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?