Vrasja në Klos/ Flet kushëriri i viktimës: Autori ka qenë në depresion

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar fshati Xibër në Klos, ku Selim Velsula, 65-vjeç, u masakrua me mjet prerës nga kushëriri i tij.

Teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula ka deklaruar se të dy familjet nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ai shprehet gjithashtu se autori në momentin e kryerjes së krimit mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri i pamartuar. Ishin fis kushërinj me njëri-tjetrin. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin. Autori kishte prej disa vitesh në Tiranë, jetojnë familjarisht atje, vijnë vetëm që punojnë tokat. Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?