Vrasja në Malësinë e Madhe, arrestohet babai i autorit të dyshuar për krimin e dyfishtë

Babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është arrestuar nga policia për ngjarjen në Vrith.

Prej mbrëmjes së djeshme ai ndodhej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës i thirrur si dëshmitar i cili kishte dijeni për ngjarjen.

Pas marrjes në pyetja nga ana e oficerëve, Rrok Pepajt i është komunikuar akuza e kultivimit të kanabisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që ishte pikërisht Rrok Pepaj ai i cili orientoi policinë drejt parcelave të kanabisit në Malësinë e Madhe ku edhe u gjetën trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto të fundit dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, pas një konflikti për kanabisin. Deri më tani motivi i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë një sasi kanabisi e vjedhur nga Daniel Pepaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?