Vrasja në Sarandë, arrestohen dy autorët

Policia vë në pranga dy personat e dyshuar si autorë të vrasjes së 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi, vëllai i ish kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë Petrit Bardhi.

Blutë kanë arrestuar shtetasit Fernando Dedën 25 vjeç dhe Gjergji Arapin 16 vjeç, banorë të të njëjtit fshat me viktimën.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të vrasjes e kryer në bashkëpunim.Sipas bluve dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobëta”, citon policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Arapi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, Policia bën me dije se shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

 Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri automatik-model 56,

– një krehër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

– 26 copë fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?