Vrasja në Selenicë, 20 persona merren në pyetje

Mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit në Selenicë të Vlorës, policia ka marrë afro 20 persona në pyetje. Viktima Nikolla Ikonomi u qëllua me tre plumba në pragun e shtëpisë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Të afërmit kanë deklaruar se 47-vjeçari nuk kishte pasur konflikte në fshatin ku jetonte.

Një banore e zonës shprehet se viktima nuk ishte njeri problematik: “E njihnim si person. Nuk ishte problematik në këtë zonë. Nuk dimë gjë për konflikte. Janë shumë të qetë, të rregullt, janë 4 vëllezër dhe nuk dimë gjë të jenë problematik”.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorit(ëve) të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja ndërkohë që tre plumba i kanë përshkuar trupin. Në shtëpinë e viktimës kanë filluar përgatitjet për përcjelljen e trupit drejt banesës së fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?