Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u nxor në pritë nga një profil i rremë vajze në Facebook
Detaje të tjera janë mësuar për vrasjen e R.M në Shkodër.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 33 -vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet Facebook-ut nga një profil me emrin e nje vajze.
Me një Facebook fals ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra. Nga telefoni i viktimës ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt. Në bisedat në Facebook dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.
Sipas burimeve nga policia vendi është zgjedhur qëllimisht pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat.