Vrasja në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar i krimit. Ja emri dhe fotot

Është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së sotme në Shkodër.

Burime nga policia konfirmojne se personi i dyshuar për këtë krim është Jozef Mujeci 21 vjeç nga Lezha.

Policia tha se, po heton për shkaqet e krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 11:00 të paradites së sotme u vra në zonën e Malit të Jushit në Shkodër, Genc Mëhillaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima, Genc Mhillaj, ka qenë duke punuar në tokën e tij që e kishte marrë me qera në momentin që është qëlluar me armë.

“Me datë 06.10.2016 rreth orës 11:00 është marrë njoftim se te ura në fshatin Mali Jushit ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë shtetasi Genc Mhillaj, 42 vjeç, banues në Torovicë” bën me dije policia.

Rreth tre orë më vonë policia bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për vrasjen. Sipas bluve ai është një i ri nga Lezha me të cilin ishte konfliktuar dy ditë më parë fizikisht.

“Autor i dyshuar i vrasjes është shtetasi Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë. Motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para 2 ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka vazhduar konfliktin edhe fizikisht” informon policia.

Nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e D.V.P-Lezhë janë ngritur pika kontrolli po bëhet dhe krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të lartpërmendur dhe bashkëpunëtorit të tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes

jozef_mujeci_11475757627 jozef_mujeci_31475757633

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?