Vrasja në Tiranë, zbardhet e shkuara e viktimës. I dënuar dhe proceduar për disa vepra penale
29-vjecari J. Duka (M) i cili mbeti i vdekur pas një sherri që ndodhi pas mesnate në kryeqytet, është person me precedentë të mëparshëm penalë.
“News 24” raporton se ai rezulton i procdeduar më herët nga policia dhe i dënuar nga Gjykata për disa vepra penale.
Mësohet se i riu ka qenë i dënuar për falsifikim të monedhave, i dënuar për heqje e paligjshme e lirisë, si dhe është proceduar më herët për “Mashtrim” dhe për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”.
Një personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri 29 vjeçarin. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Jurgen Duka (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.