Vrasja në Vlorë: Policia zbardh dinamikën e krimit

Pista kryesore ku po heton policia dhe prokuroria e Vlorës është ajo e hakmarrjes për një vrasje të ndodhur në vitin 1998, që dyshohet se është kryer nga Ilir Deromemaj. Dëshmitarët thonë se krimi ndodhi në pak sekonda, çka sipas policisë vështirëson identifikimin e autorit. Makina e përdorur në krim gjendet e djegur, ishte vjedhur në Fier dy muaj më parë.

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në qytetin e Vlorës policia ka një pistë të fortë hetimore që dyshohet se mund të jetë motiv i krimit të rëndë.

Hakmarrja për një ngjarje të vjetër është pista kryesore sipas policisë, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së ngjarjes, edhe pse të dhënat e para nuk janë aspak premtuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga e shkruara e njërit prej viktimave, 45-vjeçarit Ilir Deromemaj, policia ka mundur të lidhë atë me një ngjarje të vjetër të ndodhur në vitin 1998. Sipas të dhënave të para të policisë, ka dyshime të forta se ai mund të jetë autori i vrasjes së shtetasit Lame Cockaj, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Vlorës 18 vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe në këtë pistë policia ka hasur vështirësi pasi të gjithë personat e dyshuar që mund të kenë kryer krimin e rëndë kanë pasur alibi.

Mbrëmjen e së dielës policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar, por për asnjë prej tyre nuk mund ta provojë se ka qenë në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët okularë i thanë policisë se ngjarja ndodhi brenda pak sekondash.

Një automjet ka ndaluar fare pak sekonda përpara një pike bastesh në pronësi të shtetasit Ilir Deromemaj dhe prej andej është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të objektivit.

Deromemaj ka qenë në tavolinë me një tjetër person, i cili gjithashtu mbeti i vdekur si pasojë e plumbave të automatikut kallashnikov.

Viktima e dytë e atentatit ishte shtetasi Dhimitër Cani, mik i Deromemaj dhe të dy personat ndodheshin bashkë në tavolinë. Dëshmitarët kanë deklaruar se gjithçka ndodhi në fare pak sekonda dhe autori është larguar i ndihmuar edhe nga një tjetër person që drejtonte automjetin.

Për shkak të errësirës në rrugën e Spitalit të qytetit të Vlorës dhe dinamikës së shpejtë të krimit, as kamerat e bizneseve përreth nuk kanë mundur të fiksojnë imazhet e autorit të krimit të dyfishtë.

Duke ndjekur gjurmët e vrasësve, policia ka mundur të gjejë rreth 5 kilometra në dalje të qytetit të Vlorës makinën e përdorur në atentat.

Ajo ka qenë gjysmë e djegur dhe mësohet se është dërguar për ekspertim me qëllim identifikimin e mundshëm të gjurmëve të autorit të vrasjes.

Për shkak të djegies gjetja e gjurmëve mendohet e vështirë nga hetuesit e çështjes, të cilët thonë se provat e deritanishme nuk mund të hedhin dritë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë automjeti i përdorur nga vrasësit është tip “Jeep” me targa AA 210 FS, por nga verifikimet e kryera rezulton se kjo makinë është vjedhur dy muaj më parë në qytetin e Fierit.

Pronari i mjetit e kishte denoncuar vjedhjen në polici, por autoritetet nuk kishin mundur të identifikonin autorin e vjedhjes së automjetit që më pas u përdor për krimin e dyfishtë.

Ilir Deromemaj, 45 vjeç dhe Dhimitër Cani, 60 vjeç, u ekzekutuan rreth orës 22:00 të së dielës në rrugën e spitalit në qytetin e Vlorës.

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe shtetasi Krenar Runaj, 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes në rrugën e spitalit, në një pikë bastesh në pronësi të Ilir Deromemajt dhe sipas policisë ishte pikërisht ky i fundit objektiv i atentatorëve.

Ai u ekzekutua me një breshëri kallashnikovi nga një person i paidentifikuar nga një makinë që ishte në lëvizje dhe që më pas u largua me shpejtësi.

Viktima e dytë Cani dhe i plagosuri Runaj ishin të ulur rastësisht në pikën e basteve në pronësi të Deromemajt kur u qëlluan.

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë që ishin të pranishëm në pikën e basteve për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa ngriti pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, por nuk mundi të kapë autorët e krimit të rëndë. MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?