Vrasja në Vlorë, pranon krimin njëri nga 2 vëllezërit, lirohet tjetri

Novruz Merkaj marrë autorësinë e vrasjes së 32-vjeçarit, Armando Rrapaj para dy ditësh në lagjen ‘Partizani’, ndërsa është lënë i lirë vëllai i tij, Klevis Merkaj.

Novruz Merkaj ka dëshmuar para grupit hetimor duke pranuar vrasjen, ndërsa është shprehur se arsyet janë personale.

“Vrasjen e kam kryer unë me thikë, ndërsa vëllai mund ta ketë goditur vetëm me grushte Armando Rrapajn” mësohet se është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dëshmisë së tij, policia e qytetit bregdetar ka liruar vëllain tjetër, Klevis Merkaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Motiv i sherrit mes dy vëllezërve dhe 32-vjeçarit është bërë dashuria e motrës së tyre me kushëririn e Rrapajt, që ndodhej në burg.

Mësohet se një nga vëllezërit kundërshtonte raportin e dashurisë së vajzës së njerkut të tyre me kushëririn e viktimës.

Nëna e dy vëllezërve rezulton e martuar me një person i cili ka një vajzë nga martesa e mëparshme.

Viktima, Armando Rrapaj është kushëri i të dashurit të vajzës, ndërsa mësohet se ky i fundit ndodhet në burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?