Vrasja për radhën në supermaket në 2021, vetëdorëzohet ish-polici

Ish-efektivi Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri Jurgen Dukën pas sherrit për radhën në supermarket është vetëdorëzuar në polici. Krimi i rëndë ndodhi më 14 dhjetor të 2021 dhe tronditi mbarë opinionin publik.

Njoftimi i Policisë

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?