Vrasje dhe rënie e sigurisë, policia zbarkon në Durrës
Rendi dhe siguria në Shqipëri kohët e gundit është tronditur shumë nga vrasjet kriminale, ku pothuajse çdo ditë njerëz të paguar vrasin nga një të fortë.
Pas ekzekutimit me breshëri kallashnikovi, të Edmond Koçit, 43 vjeç, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi” policia ka blinduar Durrësin mbrëmjen e sotme. Kontrolle nga ana e policisë ka pasur në disa rrugë të qytetit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjet e fundit.
Në rrugët kryesore, policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në disa automjete. Kujtojmë se 2 dyshohet të jenë personat e përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit teksa udhëtonte me makinë me shoferin e tij në lagjen numër 16.