”Vrasje, jo pakujdesi”, deputetja Vokshi: Kam faktuar përgjegjësinë e Ramës në skandalin e Onkologjikut

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi flet për skandalin te Onkologjiku dhe padinë e depozituar në SPAK për ”vrasje me dashje” ndaj kryeministrit, ministrave dhe drejtuesve të QSUT-së. Vokshi u shpreh se Rama e ka ditur për skandalin te Onkologjiku, ndërsa theksoi se ai nuk është i vetmi skandal brenda QSUT-së.

”Nuk e di statusin e hetimeve, por personalisht ka kohë që e kam ndjekur situatën te Onkologjiku. Kjo padi që unë e kam dorëzuar para disa ditësh, na ka marrë jo pak kohë, së bashku me specialistët e shëndetësisë në PD. Ne kemi grumbulluar shumë prova dhe nuk jemi ndalur vetëm te pjesa e medikamenteve apo kurave, nuk jemi ndalur vetëm te aparaturave që nuk funksionojnë, por kemi trajtuar në mënyrë të zgjeruar edhe problematika të tjera brenda onkologjikut si pjesë e QSUT-së, si për shembull planifikimi buxhetor, i cili është përgjegjësi direkte e kryeministrit. Nëse kryeministri nuk mendon se shëndeti i qytetarëve është prioritet?!

Pavarësisht se kryeministri e ka ditur situatën te Onkologjiku, i cili është vetëm njëri prej skandaleve në QSUT. Më tej kemi vijuar me mungesën e kurave dhe medikamenteve, duke sjell edhe prova. Po ashtu, ne kemi trajtuar edhe një skandal tjetër që nuk është bërë ende publik, sikurse pjesa e ruajtjes apo depozitimit të mjeteve të rrezikshme spitalore për vite të tëra, që nga periudha e Covid, në një ambient të pasigurt brenda Onkologjikut.

Kështu me radhë, jemi ndalur edhe te anulimi i qindra tenderave që duhet të siguronin kurat e nevojshme për pacientët. Ne kemi faktuar që kjo nuk është pakujdesi, ky është krim në masë. Për këtë janë në dijeni nga Kryeministri, ministrat e drejtuesit të QSUT-së. Pasi plasi skandali i Onkologjikut, Rama shkoi takoi mjekët dhe u mundua ta kalonte përgjegjësinë te mjekët, por buxheti dhe tenderat janë përgjegjësi direkte e ministres dhe e kryeministrit”, tha Vokshi.

SHKARKO APP