Vrasje mafioze në Fier, viktima u qëllua brenda në makinë
Një vrasje është shënuar në fshatin Sheq në Fier, aty ku është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e të hënës një person ende i paidentifikuar.
Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, tip benz ML, kur i është prerë rruga dhe është qëlluar me breshëri plumbash.
Trupi i tij i pajetë ndodhet ende në makinën e dalë nga rruga pas të shtënave, pasi viktima ka humbur kontrollin e automjetit. Ndërkohë që Policia ka ngritur disa pika kontrolli hyrëse dhe dalëse për zbardhur rrethanat e ngjarjes.