Policia flet për vrasjet e ndodhura në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku ka patur shkëmbim me armë zjarri. Për pasojë, raportohet se kane mbetur te vrarë dy persona dhe një tjetër është plagosur.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 22:05, në lagjen “Partizani” Vlorë, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër ka mbetur i plagosur :
1- I.D., rrerh 45 vjeç, banues në Vlorë, pronari i një eurolloto (viktimë).
2- Dh.C., rreth 60 vjeç, banues në Vlorë (viktimë).
3- K.R., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë (i plagosur).
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.
Punohet për detaje të tjera, për të cilat do t’ju informojmë në vazhdim.
KOHA JONË SONDAZH

