Vrasje me eksploziv? Polici i burgjeve: 3500 euro vëllezërit Beqiraj i morën si borxh për të…

”Pengu” Indrit Beqiraj, dhe i vëllai Gentiani, si bashkëpunëtorë të drejtësisë, kanë treguar se janë paguar nga polici i burgjeve në Durrës, Flamur Bejko për të vrarë dy persona. Bejko i ka mohuar këto akuza, por ka pranuar se i ka dhënë 3500 euro borxh njërit prej vëllezërve Beqiraj me argumentin se ai do të bënte disa dokumente për punësim në Greqi.

Policia dyshon se Bejko kërkoi vrasjen e dy personave në fjalë pasi kishin konflikte me njeri-tjetrin. Kurse ushtararku Altin Çelami, nuk ka patur një rol aktiv në grupin kriminal, por u siguronte atyre armë ose magazinonte armët që kishin përdorur.

Vëllezërit Beqiraj tregojnë se Bejko u ka thënë se i do të dy personat e vdekur pasi kanë pasur një konflikt në një lokal dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, e për këtë arsye nuk ua falte. Ata treguan edhe se vrasja e tyre ishte parashikuar të bëhej me eksploziv.

Indrit dhe Gentian Beqiraj u përplasën me njerëz të Aleksandër Lahos të njohur si ”Rrumi i Shijakut” pasi këta të fundit dyshonin se vëllezërit po i gjurmonin për të krijuar kushte për vrasjen e të fortit të Shijakut. Dyshohet se gjatë të dielës ata i zunë në befasi dhe pasi i përplasën me makine morën peng për disa minuta Indrit Beqirajn.

Pengmarrja disa minutëshe e Indrit gjatë të dielës ishte çelësi që i erdhi në dorë policisë për të zbërthyer rrjetin e vrasësve me pagesë që vepronin si grup i strukturuar kriminal që prej vitit 2021.

SHKARKO APP