Vrasje në Tepelenë. Ekzekuton kushëririn pas një zënke
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Tepelenën pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dhëmblan, ku 36-vjeçar Gjergji Hasani ka vrarë kushëririn e tij, Altin Llani pas një konflikti.
Policia sqaron se u njoftua për ngjarjen pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë. “Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Shërbimet e Policisë ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Gjergji Hasani 36 vjeç, banues në Dhemblan, të Tepelenës. 36-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç banues në Fier, të cilin e kishte kushëri”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë autori i dyshuar kohët e fundit kishte shfaqur probleme me depresionin.
KOHA JONË SONDAZH

