Vrasjet e famshme në Elbasan, kapet autori me 4 emra në Greqi
Një shtetas i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë në qytetin e Elbasanit në vitin 2012 është arrestuar në Greqi si pasojë e një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Në pranga ka rënë Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41-vjeç, për të cilin gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.
Gentian Beqiri në kohë kur është ekzekutuar qëndronte në banesë me babanë e tij Nezirin pasi ishte në arrest shtëpia dhe dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjas.
KOHA JONË SONDAZH

