Vrasjet e Tiranës, ja si po arkivohen ngjarjet njëra pas tjetrës

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani udhëtonin me një makinë tip ”Audi” kur në lëvizje nga një tjetër makinë u lëshua një lumë plumbash që i morën jetën në vendngjarje. Edhe pse krimi ndodhi mes njërit prej segmenteve që ka trafikun më të ngarkuar në Tiranë sërish policia nuk mundi të ndalojë autorët apo të zbardhë ngjarjen.

Më 23 dhjetor pak para festave të fundvitit Can Kariçi u ekzekutua në Kamëz. 35-vjeçari sapo kishte dalë nga një bar dhe pak para se te hipte në mjetin e tij u qëllua nga dy persona që u afruan pas tij me makinë. Në atë kohë u tha se ndaj Kariçit me precedentë penale ishte qëlluar me silenciator. Edhe për këtë rast, policia nuk mundi të mësojë më shumë se sa precedentët e viktimës.

Më 4 janar të vitit 2022, rreth orës 16:00, në kohën kur rruga Don Bosko ishte mjaft e populluar breshëritë e automatikut i morën jetën Erion Çelës dhe lanë të plagosur katër persona të tjerë. Sot hetimet për policinë dhe prokurorinë vijojnë.

Krimet e metropolit shqiptar që policia e Tiranës vijon t’i skedojë iu shtua dhe vrasja e Iljaz Çalit në autostradën Tiranë-Durrës. Edhe në atentatin që i mori jetën 37-vjeçarit u qëllua nga një makinë tjetër në lëvizje duke rrezikuar kështu dhe jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve në autostradë. /A2cnn/

SHKARKO APP