Vrasjet në Durrës e Lezhë, Hajdarmataj: Policia po harxhon energji me pandeminë, ka harruar krimin
Kjo javë nisi me një bilanc të rëndë negativ sa i përket krimit. Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie, për Ora News deklaron se policia është e angazhuar e gjitha me pandeminë e Covid-19 dhe po humbet shumë energji me punë dytësore që nuk janë as objekt i saj, duke kaluar në plan të dytë punën e saj kryesore, parandalimin e krimeve të mundshme.
Hajdarmataj: Java që sapo kemi filluar është me një bilanc tragjik sa i përket viktimave. Katër viktima në Lezhë dhe Durrës nga vrasjet. Kjo situatë vjen edhe si rezultat i një momenti që njerëzit fillojnë të dalin nga karantina por edhe mosvëmendjes së policisë për parandalimin e krimeve të mundshme. Policia duhet të ketë kontroll të territorit. Në çdo rast policia duhet të ketë informacion për çdo aktivitet kriminal.
Ngjarja e Lezhës është një konklikt pronësie sipas raportimeve zyrtare. Ky konflikt ka qenë i hershëm dhe është e detyruar policia të marrë masa për parandalimin e krimeve.Policia duhet të ketë informacion për konflikte në familje, jo më për konklikte pronësie si ndodhi në Lezhë.
Policia duhet ti ketë të skeduar të gjitha konfliktet që çojnë në krim dhe të marrë masa për parandalimin. Pandemia ka ulur në njëfarë masë vëmendjen e policisë sa i përket aktiviteteve të mundshme kriminale. Policia është pjesë e mekanizmit shtetëror por nuk duhet të jetë pjesë kryesore për tu marrë me pandeminë. Fokusohet pas kamerave, fasadave. Nuk është kjo policia.Gjithë ky aktivizim i policisë për pandeminë është gabim.
12 mijë punonjës policie në postoblloqe ka njëri leje apo nuk ka.Është harxhim energjie. Ka pasur një ulje të aktivitetit kriminal për shkak të pamudësisë praktike për shkak të pamundësisë së lëvizjes, por krimi është aty i kamufluar dhe madje i sofistikuar për t’ju përshtatur kushteve të reja.