Vrasjet te “1 Maji”/ Dënim i përjetshëm për njërin prej autorëve, 30 vjet burg për tjetrin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Sael Sulaj dhe me 30 vjet burg Vasil Çavon.

Dy të dënuarit janë autorë të vrasjes së Kevin Rugovës dhe Aurora Oskianit si dhe plagosjes së Elvis Gjeçës, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të dy autorët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 1 tetor 2015, në zonën e quajtur “Lulishte 1 Maji”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bazë të veprimeve hetimore të organit të akuzës,  rezulton se më 1 tetor 2015, rreth orës 19:45, në rrugën “Beqir Rusi”, në sheshin mes pallateve afër Lulishtes “1 Maji”, dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një autoveture të markës BMV, seria 5, në të cilën sapo kishin hipur dhe po largoheshin shtetasit Elvis Gaçaj, drejtues, Aurora Oskian, pasagjere në vend të parë, Kevin Rugova dhe E.GJ, pasagjerë në ndenjësen e pasme, të ulur përkatësisht pas Aurorës dhe Elvisit. Nga goditjet me breshëri me armë automatike kallashnikov, janë vrarë në vend Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, të dy të ulur në krahun e djathtë të mjetit, është plagosur Elvis Gaçaj dhe ka shpëtuar pa dëmtime Eda Gjura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?