Vrau 2 persona në Ohër, arrestohet 31-vjeçari, fshihej prej 6 muajsh në Tiranë

Arrestohet në Tiranë 31-vjeçari nga Maqedonia Bojan Petreski, i akuzuar për vrasjen e dy personave, 6 muaj më parë në Shkup.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase, pasi akuzohet se më 22 gusht të vitit të kaluar ka vrarë me armë zjarri pronarin e lokalit “Imperator”, Vasil Risteski dhe mikun e tij Romeo Gjuzelovski.

Pas gjashtë muash arratisje, 31-vjeçari u gjet në Tiranë, ndërsa autoritetet shqiptare bënë të mundur arrestimin e tij, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë.

SHKARKO APP