Vrau 25-vjeçarin, zbardhet dëshmia e policit: Theu orën policore

Zbardhet deklarata e efektivit të policisë që vrau me dy plumba 25-vjeçarin Klodjan Rasha, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas dëshmisë, efektivi ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore. 25-vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Polici e ka ndjekur nga pas.

”Burime bëjnë me dije se efektivi i policisë ka deklaruar se ka dashur ta ndaloj pasi kishte dal jashtë orarit 22:00 për orën policore. Sipas efektivit ai e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Efektivi më tej e ka ndjekur”, tha ai.

SHKARKO APP