Vrau çiftin britanik, arrestohet në Luksemburg 42-vjeçari shqiptari
Është arrestuar në Luksemburg, shqiptari Ali Qazimaj i dyshuari kryesor për vrasjen e një 75-vjeçari britanik dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij.
Lajmi është publikuar nga tabloidi Dailymail dhe është konfirmuar nga policia.
42-vjeçari shqiptar, i cili kishte pasaportë kosovare u kap në një hotel, pas një kërkimi ndërkombëtar për më shumë se dy javë.
Dailymail shkruan se një anëtar i hotelit ka identifikuar Qazimajn përmes fotografive të publikuara në internet.
“Ne tani hyjnë në një proces ekstradimi por varet edhe nga fakti nëse Ali Qazimaj apelon kundër këtij procesi. Nëse jo, ne kemi një hapësirë kohore 10 ditë për të dërguar oficerë për të marrë 42-vjeçarin përsëri në Mbretërinë e Bashkuar “, u shpreh një dedektiv.
Ngjarja për të cilin akuzohet shqiptari ndodhi 29 maji në Norfolk, ku 75 vjeçari Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruan e tij e zhduku në pyll.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia angleze shpalli në kërkim Qazimajn, i cili rezultonte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që nga komunikimet e policisë angleze me atë shqiptare, rezulton se ai është shtetas i Republikës së Shqipërisë, me identitet të ndryshuar.
KOHA JONË SONDAZH

