Vrau dje vëllanë dhe kunatën, policia gjen pistoletën e autorit

Pas kontrolleve, policia ka gjetur pistoleten me te cilën Arsen Muskurti pasditen e djeshme vrau vëllain dhe kunatën e tij.

Burimet bëjnë me dije se pistoleta nuk është gjetur në kosh mbeturinash siç autori pretendoi fillimisht se e kishte hedhur.

Në orët e vona të mbrëmjes ai është marrë në pyetje nga policia dhe prokuroria ku pasi ka pranuar autorësinë e krimit ka treguar edhe motivet që e çuan për të kryer aktin e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Hamza Muskurti i ndërronte banesat çdo 6 muaj, duke mos patur kështu një adresë fikse ku qëndronte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?