Vrau elektriçistin e OSHEE-së , ngujohet familja e autorit

Ndërkohë që familja e elektricistit Zamir Velaj, vrarë një natë më parë me thikë teksa ishte duke punuar, ka hapur dyert e mortit, familja e autorit Martin Zefi është ngujuar.

Policia e Shkodrës ka marrë në ruajtje banesën e autorit të krimit Martin Zefi për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme për faktin se familjet e viktimës dhe ajo e autorit janë jo shumë larg njëra­ tjetrës.

Vetë banorët e Oblikës janë të shokuar nga kjo ngjarje ndërsa thonë se e dënojnë aktin e kryer nga autori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi mbrëmë, pasi viktima nuk pranoi të rilidhte energjinë, e ndërprerë prej 1 jave, pasi familja Zefi kishte një debi prej 500 mijë lekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në debat e sipër, autori e qëlloi atë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?