Vrau foshnjën 3 ditë pas lindjes, gjykata e dënon 30-vjeçaren me 1 vit burg

Gjykata e rrethit Krujë dënoi me 1 vit burg 30-vjeçaren Eriona Sirika, e cila akuzohet për vrasjen e foshnjë së saj, vetëm 3 ditë pas lindjes. Ngjarja ndodhi më 4 shtator të vitit të kaluar dhe rreth 48 orë pas krimit makabër, nëna 30-vjeçare  e mbyti foshnjën e seksit mashkull dhe më pas e varrosi në oborrin e banesës, në fshatin Borizanë te Krujës. Gjykata e Rrethit Krujë me një vendim të datës 3 prill 2015 e ka dënuar gruan që vrau foshnjën e saj me 1 vit burg për veprën penale “vrasje e foshnjës”. Deri më tani sipas togave të zeza Sirika ka shlyer në gjendje arrest shtëpie 7 muaj e 28 ditë, duke i mbetur edhe 4 muaj e 2 ditë burg.

SHKARKO APP