Vrau gruan, Lila: Doja të vrisja veten, por e qëllova në inat e sipër

Lihet në burg Kasëm Lila. “Kishim probleme financiare. Pata debat me gruan e qëllova në inat e sipër”, ka thënë 56-vjeçari

Problemet financiare, por dhe mungesa e të ardhurave minimale për të plotësuar kurën me ilaçe për Kasem Lilën, 56-vjeçarin, bënë që në fundjavë ai të vrasë bashkëshorten e tij dhe të plagosë kunatën. Historia e rëndë e një familje me probleme, e një 56-vjeçari që merrte një kurë, pasi në momente të caktuara ai shfaqte probleme depresive dhe ato ilaçe, atë e mbanin nën kontroll.

Por prej 3 muajsh, ai nuk kishte marrë kurën sepse i ishte ndërprerë KEMP-i. 56-vjeçari që vrau gruan e tij në fshatin Ndroq është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”. Për Lilën edhe Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë burg pa afat. Dje në sallën e gjyqit 56- vjeçari ka deklaruar se konflikti ka nisur pas ndërprerjes së KEMP-it që merrte prej 15 vitesh. Ai tha se nuk ka dashur të vriste askënd, por ka pasur si qëllim të vetëvritej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, edhe i vëllai fillimisht ka tentuar që t’i heqë armën, gjë që ka sjellë konflikt mes vëllezërve. Pas kësaj, Lila ka pohuar nën ankth se ai nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur. Ndër gjërat që ai ka deklaruar se nuk mbante mend ishte edhe vrasja e gruas së tij, 41- vjeçares Fize Lila dhe plagosja e kunatës 56 -vjeçare. Kasëm Lila dukej se deri dje nuk e dinte fatin tragjik të gruas së tij, e që pasi ka mësuar se ka vrarë nënën e fëmijës së tij, ai ka ulur kokën dhe nuk ka folur. Prej gati 3 muajsh Kasëm Lila i ishte ndërprerë pagesa e invaliditetit dhe kjo kishte sjellë edhe pamundësinë e familjes për t’i blerë ilaçet që i mbanin nën kontroll gjendjen e rënduar emocionale. Më herët, 15 vite më parë Kasëm Lila ishte operuar në kokë si pasojë e një tumori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e zhvilluar dje me dyer të mbyllura nga gjykata, Lila përpara gjykatës, ai ka rrëfyer se konflikti më gruan kishte nisur pas ndërprerjes së KEMP-it nga ana e institucioneve shëndetësore. Kjo gjë ka sjellë edhe probleme ekonomike në familje dhe shpesh çifti grindej me njëri-tjetrin. Autori i krimit ka treguar edhe momentin kur u vra gruaja e tij, Fize Lila. “Kishim probleme financiare. Më kishin hequr pagesën e KEMP-it. Pata debat me gruan e qëllova në inat e sipër”, ka thënë 56-vjeçari.

Kasëm Lila më herët ka tentuar të vrasë edhe veten. Sipas Kasëm Lilës, ai kishte tentuar disa herë të vriste veten dhe ditën e ngjarjes ka marrë çiften e të vëllait. Por ka qenë ky i fundit që ka ndërhyrë duke  mos lejuar të qëllojë mbi veten. Nga ky moment, sqaroi 56-vjeçari, nuk mban mend asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur. Mesnatën e 22 tetorit, Kasëm Lila qëlloi gruan e tij Afize Lila, 41 vjeçe me çifte dhe plagosi kunatën Zyra Lila 56 vjeçe, e cila ndërhyri për të shpëtuar kunatën. Edhe më parë gjatë dëshmive në polici, 56-vjeçari ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

Lila mëson të vërtetën

Kasëm Lila dukej se deri dje nuk e dinte fatin tragjik të gruas së tij, që e kishte vrarë vet. Më pas, pasi ka mësuar se ka vrarë nënën e fëmijës së tij, ai ka ulur kokën dhe nuk ka folur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?