Vrau gruan në makinë, dënohet me burg përjetë shqiptari. Zbulohet motivi i krimit të rëndë

Gjykata e Qarkut Landau ne Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm një shqiptar nga Kosova, i akuzuar se ka vrare gruan ne sy te femijes.

32 vjecari eshte gjykuar fajtor nga trupi gjykues i cili ka provuar se ai ka vrarë të shoqen, shkruan dpa.de.

Trupi gjykues e ka parë të provuar se 32-vjeçari ka vrarë partneren e tij në ulësen e pasme të makinës së tij me tri të shtëna, transmeton albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9 vjeç ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.

Policia kishte gjetur viktimën në muajin shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Kosovari në atë moment kishte dalë nga makina, me armë në dorë.

Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe precedente tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar më parë për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, përcjell albinfo.ch. Për këto vepra penale ai kishte qenë dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?